E shau gjyqtarin, Diego Costa dënohet me 8 ndeshje

Futboll

E shau gjyqtarin, Diego Costa dënohet me 8 ndeshje

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:48
Diego Costa

Sulmuesi spanjoll ka marrë një dënim të rëndë nga Federata Spanjolle e Futbollit.

Diego Costa e ka mbyllur sezonin në La Liga para kohe, pasi që është dënuar me tetë ndeshje, pas fyerjeve që i ka bërë gjyqtarit Gil Manzano në ndeshjen ndaj Barcelonës në javën që lamë pas.

Costa fillimisht e kishte sharë me nënë gjyqtarin, gjë për të cilën është dënuar me katër ndeshje, kurse më pas e ka kapur atë për dore, për të cilën është dënuar me katër shtesë, duke çuar në tetë në total numrin e ndeshjeve që ai do të mungojë.

Sulmuesi spanjoll ka të drejtë për apel ndaj këtij dënimi.

Kujtojmë se Atletico ndodhet 11 pikë prapa Barcelonës në garën për titull të kampionit në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat