Gashi: Kosova ka humbur shumë me vdekjen e Shinasi Berishës

Futboll

Gashi: Kosova ka humbur shumë me vdekjen e Shinasi Berishës

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:07
Foto

Federata e Futbollit e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje komemorative për ta nderuar jetën dhe veprën e ish-gjyqtarit të parë me stemën e FIFA-s, Shinasi Berisha, i cili ndërroi jetë në orët e hershme të ditës së djeshme.

Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se Kosova ka humbur një njeri i cili ka dhënë kontribut të madh në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport.

Gashi: Kosova ka humbur një ekspert sportiv

“Ka humbur një ekspert dhe gjithsesi ka humbur një njeri e një familjar të jashtëzakonshëm. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar për sportin edhe në promovimin e vendit si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë dhe veçanërisht tek mesi i komunitetit sportiv”, tha Gashi.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, Shinasi Berishën e ka konsideruar si gjyqtarin më të mira të kohërave në ish Jugosllavi.

Salihu tha se vendi i ish gjyqtari shqiptar në historinë sportive të Kosovës do mbetet i pakontestueshëm.

Salihu: Në momente më të vështira udhëhoqi procese të rëndësishme për sportin kosovar

“Shinasi Berisha ishte në momente më të vështira të jetës jo vetëm me përgjegjësi por sidomos të jetë sportive kur qenia shqiptare sportive ishte në rrezik dhe ai ishte ndër të parët që udhëhoqi procesin e pavarësimit të sportit në vitin 1991 dhe duke i qëndruar besnik klubit të tij të zemrës “Prishtina”...vendi i tij në historinë e sportit mbetet i pa kontestueshëm, por ne do ta mbajmë në mend për prezencën dhe hijeshinë e tij në fushë, gjestet e jashtëzakonshme sportive që i ngazëllenin shikuesit”, tha ai.

Për dhimbjen e humbjes së babit të tyre ka folur djali  i të ndjerit, Shinari Berisha, Fatosi i cili tha se babi i tij kishte arritur shumë fal dëshirës dhe vullnetit të tij për punë.

Ai shtoi se edhe sukseset dhe hidhërimet që ndodhin në sportin kosovar i kanë përjetuar edhe ata si familje e një gjyqtari të madh shqiptar.

Berisha: Si familje i kujtojmë edhe sukseset dhe momentet e vështira të sportit

“E kujtoj edhe kohën e artë të Prishtinës kur Prishtina ishte ajo çka është sot Kombëtarja e Kosovës ku të gjithë e donin dhe e përkrahnin dhe kur ai ishte në krye të Prishtinës kur Prishtina u avancua në ligën e parë të Kosovës, të gjitha ato suksese të mëdha i kemi përjetuar edhe ne në familje. Po ashtu i kemi nda edhe hidhërimet që shkojnë bashkë me sportin, i kujtojmë edhe kohërat e vështira që i kemi kaluar ne si shoqëri dhe sporti në veçanti në kohën e pavarësimit”, tha Berisha.

Ish gjyqtari i famshëm shqiptar, Shinasi Berisha ka ndërruar jetë dje pas për një kohë ishte i sëmurë nga Parkinsoni , kurse varrimi i tij do të bëhet sot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat