Talenti brazilian konfirmon transferimin te Juventusi

Futboll

Talenti brazilian konfirmon transferimin te Juventusi

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:11
Wesley

Vetë lojtari ka shkruar në Instagram që do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi ka nisur të mendojë për të ardhmen. Ishte përfolur prej kohësh që bardhezinjtë kanë marrë talentin e Flamengos, Wesley dhe tashmë duket se gjithçka është konfirmuar.

Ka qenë vetë 19-vjeçari, i cili me një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ka shuar dyshimet. Ai është një lojtar i Juventusit tashmë dhe ka kaluar në Torino si lojtar i lirë.

“Një histori e re që Zoti shkruar ka për mua”, ka shkruar braziliani në përshkrimin e fotos.

Wesley luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe dy vite më parë u shpall kampion Bote me Brazilin U-17.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat