Real "largon" Modric, kërkon yllin me vlerë 100 milionë euro në këmbim

Futboll

Real "largon" Modric, kërkon yllin me vlerë 100 milionë euro në këmbim

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:41
Luka Modric

Luka Modric do të mund të largohet nga Real Madrid në fundin e këtij sezoni. 

Ky është lajmi i dhënë nga spanjollja "Don Balon", që ka shkruar se rendimenti me ulje-ngritje i kroatit ka bindur "Los Blancos" që ta nxjerrin në shitje "Topin e Artë". 

Inter, gjithmonë sipas "Don Balon", mbetet destinacioni më i mundshëm, me fantazistin që do të paguhej 15 milionë euro në sezon dhe do të transferohej tek Jiangsu Suning në të ardhmen. 

Problemi është se zikaltrit nuk duan të ofrojnë më shumë se 30 milionë euro për koratin dhe Real Madrid nuk ka ndërmend të pranojë oferta nën 50 milionë euro.

Ideja e madrilenëve është që t'i ofrojnë Inter-it kartonin e Modric, plus 20 milionë euro, në këmbim të Milan Skriniar, i cili vlerësohet 100 milionë euro nga klubi milanez.  

Mithat Halis, një përfaqësues i agjencisë që kujdeset për interesat e yllit të Inter-it, ka thënë se: "Klubi nuk e lë të largohet për më pak se 100 milionë euro. Inter ka treguar në të kaluarën se nuk ka ndërmend ta shesë Milan-in, duke refuzuar një ofertë të Manchester City-t". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat