Maldini sqaron gjithçka - Bota Sot
Maldini sqaron gjithçka

Futboll

Maldini sqaron gjithçka

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:17
Maldini sqaron gjithçka

Paolo Maldini “votëbeson” trajnerin Gattuso. Ish-kapiteni legjendë i kuqezinjve, tashmë me rol drejtuesi në klubin e zemrës, ka folur për "Mediaset: "Ne jemi të kënaqur me Rino dhe kurrë nuk e kemi vënë në diskutim. Nuk e kemi pasur kurrë idenë e largimit të tij. Jemi të bindur se është trajneri i duhur për Milanin. Klubi ka një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë me të, si me lojtarët. 

Rino di gjithçka, e di se çfarë mendojmë për të dhe për punën e tij. Gjithashtu, ai mund t'iu japë një dorë të rinjve, pasi e njeh mirë këtë mjedis. Ai ka një kontratë 2-vjeçare. Leonardo dhe unë shpesh i themi njëri-tjetrit: sa mirë do të ishte, po të fitonim me Rino në stol. Ne flasim drejtpërdrejt, shumë më mirë se sa të flasim prapa krahëve".

Të mërkurën, kërkesa e UEFA-s për nisjen e një hetimi mbi “fair play financiar” ka mbërritur, por Maldini sqaron historinë dhe është optimist: "Edhe vitin e kaluar duhej të përjashtoheshim nga garat europiane, por më pas erdhi vendimi i CAS. Ne jemi gati për çdo gjë, kemi shumë armë. Si klub duam që të mos jetë një përballje e vështirë dhe pa dialog. UEFA e ka kuptuar se Milani është një klub i shëndetshëm financiarisht, me drejtues kompetentë, që dëshiron të kthehet në krye. Do të diskutojmë me UEFA-n, por vitet para Elliott janë në shqyrtim".

Pastaj, shpjegon rëndësinë e arritjes së objektivit sezonal: "Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte bonus i madh si për merkaton, ashtu edhe për entuziasmin e grupit. Do të ishte diçka e keqe, po të mos shkojmë në Europën e të mëdhenjve për herë të shtatë radhazi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...