Goli i mrekullueshëm ndaj Manchester City i Celinës shpallet më i miri i muajit mars

Futboll

Goli i mrekullueshëm ndaj Manchester City i Celinës shpallet më i miri i muajit mars

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:33
Bersant Celina

Goli i mrekullueshëm i Bersant Celinës pas një aksioni të rrjedhshëm ekipor kundër Manchester City është votuar si goli më i mirë i Swansea City për muajin mars.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Celina e mposhti Edersonin pas një aksioni të gjatë dhe rrjedhshëm të Swansea ndaj kampionit të Premierligës gjatë çerekfinales së FA Cup, transmeton Gazeta Express.

Fatkeqësisht për kosovarin, Swansea nuk ia doli ta ruajë epërsinë prej dy golave dhe u mposht 3:2 në fund.

Goli i Celinës i fitoi 95 për qind të golave, duke e mposhtur atë Connor Roberts kundër Nottingham Forest, si dhe të vet Celinës kundër Boltonit dhe të Oli McBurni kundër Bolton Wanderers. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat