Dënim i rëndë për Diego Costan

Futboll

Dënim i rëndë për Diego Costan

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:35
Dënim i rëndë për Diego Costan

Diego Costa nuk do të paraqitet më fanellën e Atletico Madridit këtë sezon.

Sulmuesi spanjoll është dënuar me tetë ndeshje mos lojë nga komisioni disiplinor i La Ligas, për sjelljet ndaj gjyqtarit në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid.

Futbollisti 30-vjeçar u largua me të kuq nga zyrtari Jesus Gil Manzano gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës në La Liga, ndeshje të cilën e humbën 2:0, raporton BBC.

Costa gjatë ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid ishte ndëshkuar me karton të kuq, ku edhe kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes.

Atletico aktualisht janë 11 pikë prapa liderëve të ligës, Barcelonës, në vendin e dytë, me 7 ndeshje të mbetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat