Plas grushti në stërvitje

Futboll

Plas grushti në stërvitje

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:30
Robert Lewandowski është grindur keq me Kingsley Coman

Skandal te Bayern Munih, ku ka plasur sherri në stërvitje dhe ka pasur edhe shkëmbim grushtesh, raporton Bild. 

Sipas gazetarëve gjermanë, Robert Lewandowski është grindur keq me Kingsley Coman, pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj një kritike nga polaku.

Stërvitja e paradites ka qenë më dyer të mbyllura, ndaj nuk ka video, por raportohet se situata degradoi deri aty sa pati edhe grushte dhe vetëm ndërhyrja e Boateng dhe Sule ndau dy sherrxhinjtë.

Trajneri Niko Kovac ndali stërvitjen dhe foli me dy futbollistët, por me pas e vazhdoi stërvitjen me ta, vendim i habitshëm..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat