Arrihet marrëveshja, Interi e blindon Skriniarin

Futboll

Arrihet marrëveshja, Interi e blindon Skriniarin

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:16
Milan Skriniar

Milan Skriniar do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit, futbollisti do të rinovojë kontratën me klubin zikaltër.

Qendërmbrojtësi në top formë, Milan Skriniar, nuk do të largohet nga Interi, kështu raporton “Gianlucadimarzio.com”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, pas disa muajsh negociata, është arritur marrëveshja mes palëve për rinovimin e kontratës.

Klubi nga “Giuseppe Meazza” dhe përfaqësuesit e futbollistit kanë arritur marrëveshje dhe 24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2023. Ai do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Por, raportohet se për zyrtarizimin, duhet pritur akoma, sepse mungojnë edhe disa detaje burokratike.

Megjithatë, gjithçka është mbyllur me sukses dhe për Skriniar hapet një cikël i ri te Interi, duke i dhënë fund spekulimeve që e lidhnin me Real Madridin, Barcelonën dhe shumë klube tjera evropiane.

Skriniar po luan sezonin e dytë në “Giuseppe Meazza”. Deri më tani, 24-vjeçari ka bërë 75 paraqitje në të gjitha garat për Interin dhe ka shënuar edhe 4 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat