Befasohet Barça, 21-vjeçari refuzon transferimin në "Camp Nou" - Bota Sot
Befasohet Barça, 21-vjeçari refuzon transferimin në "Camp Nou"

Futboll

Befasohet Barça, 21-vjeçari refuzon transferimin në "Camp Nou"

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:37
Luka Jovic

Merkato e verës po afron dhe klubet më të mëdha po bëhen gati të sfidojnë njëra-tjetrën për më të mirët që ofron tregu. Njëri prej tyre është edhe Luka Jovic, sulmuesi serb që po shkëlqen në këtë sezon me Eintracht Frankfurt-in.  

Për të interesohen shumë klube, por njëri prej tyre duket se e ka vënë në krye të listës së dëshirave: Barcelona. Prej kohësh flitet për interesimin e katalanasve dhe për një operacion që duhet të mbyllet me sukses, por tani duket se diçka ka ndryshuar. 

Babai i lojtarit ka thënë se do të bëjë gjithçka është e mundur për t a mbajtur djalin edhe një vit në Gjermani. Ndoshta Luka nuk është gati për t'u larguar nga Bundesliga, ndoshta nuk është momenti i duhur ose nuk ka ardhur oferta e duhur.

Gjithsesi, babai i sulmuesit ka thënë për gjermanen "Bild" se djali i tij do të refuzojë transferimin te Barcelona për të qëndruar në Bundesliga edhe sezonin e ardhshëm. 

"Luka ka marrë oferta, duke përfshirë edhe një nga Barcelona, por nuk është i interesuar. Nuk e di nëse mund të luajë atje, ka dëshirë të shkojë në Champions League me Eintracht-in dhe të qëndrojë. Më mirë një vit tjetër në Bundesliga, nuk besoj se do të pranonte tani", ka thënë Milan Jovic.  

24 giola dhe 7 asiste për Luka Jovic në 38 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Frankfurti-n, që mbrëmjen e sotme do të sfidojë Benfica-n në çerekfinalet e Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...