Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, sulmuesi shqiptar do të transferohet te Fenerbahçe

Futboll

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, sulmuesi shqiptar do të transferohet te Fenerbahçe

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:17
Sulmuesi Muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi është shumë pranë akordit me gjigandët e Fenerbahçes. Lajmi konfirmohet nga mediat turke, teksa zyrtarizimi duket i pashmangshëm.

Shqiptari i Kosovës, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Shpresave si dhe të Teutës e Besës së Kavajës, është duke shkëlqeyer këtë sezon në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, teksa ka arritur të shënojë 13 gola.

Ditët e fundit u raportua edhe për një interesim të Beshiktashit, por me sa duket Muriqi ka zgjedhur Fenerbahçen, teksa pritet të bashkohet me këtë skuadër në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat