Një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Evropë, Zlatan Ibrahimovic, ka dhënë një këshillë për talentët e rinj.
Ylli i cili luajti me skuadrat si Juventus, Barcelona, Milan e Manchester United, por edhe Ajax, është kujdesur që të këshillojë yjet e futbollit në rritje.
Sipas sulmuesit me pasaportë suedeze, lojtarët duhet të fillojnë karrierën e tyre në Holandë, me skuadrën nga Amsterdami.
“Do të rekomandoja që secili talent të shkojë dhe të fillojë karrierën tek Ajax” ka thënë Ibra.
“Është e pabesueshme se sa lojtarë ka prodhuar akademia e tyre” ka shtuar ndër të tjerash ‘Ibracadabra’.
Skuadra e Ajax Amsterdam shërbeu si urë lidhëse me gjigantët e Evropës edhe për Zlatan Ibrahimovic, i cili kaloi në Serie A pasi shkëlqeu në Holandë.