Alves i nervozuar me PSG: Dua të më dëgjojnë më shumë

Futboll

Alves i nervozuar me PSG: Dua të më dëgjojnë më shumë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 22:16
Dani Alves

Dani Alves është shprehur shumë i nervozuar me dështimet e vazhdueshme të Paris Saint Germain.

Ylli i kampionëve të Ligue 1 ka thënë se do të dëshironte që fjala e tij të dëgjohej më shumë, pasi sipas tij, me eksperiencën e tij ata do të korrnin suksese në Evropë.

Alves i cili ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, dhe ka luajtur në finale me Juventus, beson se këshillat e tij do t’i ndihmonin skuadrës së tij.

“Duhet të dëgjosh atë që ka eksperiencën. Dua të më dëgjojnë më shumë” ka thënë Alves për ‘RMC Sport’.

“Kam ndjesinë se njerëzit në klub nuk dinë. Unë di se si duhet fituar dhe si ne humbim. Do të doja të ndiqesha, të dëgjohesha, sepse kam kaluar në këto hapa” ka shtuar ndër të tjerash braziliani.

Rrugëtimi i Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve këtë edicion u ndërpre nga Manchester United, në fazën e 1/16-ës së finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat