Vazhdon ‘mallkimi’ i Napolit me skuadrat angleze, ky është rekordi i zi

Futboll

Vazhdon ‘mallkimi’ i Napolit me skuadrat angleze, ky është rekordi i zi

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:27
Napoli

Skuadra e Napolit duket se është e ‘mallkuar’ për përballjet me skuadrat nga Premierliga.

Nënkampionët e Serie A janë mposhtur në ndeshjen e sotshme kundër Arsenal, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale, në Ligën e Evropës.

Kështu, Napoli ka vazhduar serinë negative ndaj skuadrave angleze, për të mos shënuar asnjë fitore larg shtëpisë së tyre, në kompeticionet evropiane.

Në ndeshjen e sotshme italianët u gjunjëzuan shumë shpejtë, për ta gjetur vetën në disavantazhin e dy golave pas vetëm 25 minutave lojë.

Mbetet të shihet nëse Napoli do të arrijë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, para tifozëve të vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat