Gabigol “Don Zhuan”, sherr me babain e Neymar

Futboll

Gabigol “Don Zhuan”, sherr me babain e Neymar

Më: 12 prill 2019 Në ora: 08:10
Neymar Pai, Gabigol

Gabigol mbahet mend nga tifozët e Interit si një ndër dështimet më të mëdha në merkaton e klubit zikaltër këto dekadat e fundit, ndërkohë që është ende në pronësi të Interit, edhe pse huazohet sa në një ekip në një tjetër dhe tashmë ka përfunduar te Flamengo.

Lojtar problematik, brenda e jashtë fushe, sepse nga Brazili vjen lajmi se para pak javësh sulmuesi është grindur keq me babain e Neymar, Neymar Pai (i ati).

Gabigol e Neymar kanë qenë shokë ekipi te Santos në 2013 dhe pak më vonë Gabigol u lidh me motrën e Neymar, Rafaella Santos.

Inatet e vjetra - I pranishëm në një festë, Neymar Santos Sr. nuk duroi dot kur pa edhe Gabigol aty dhe iu vërsul me ofendime dhe të shtyra. U desh ndërhyrja e shumë njerëzve për të ndalur përleshjen, edhe pse disa shpulla fluturuan.

Inati mes tyre lidhet me Rafaella Santos, sepse kjo e fundit la mesfushorin Lucas Lima, me të cilin bashkëjetonte, për t'u lidhur me Gabigol në vitin 2015.

Ajo histori krijoi probleme në skuadrën e Santosit, sepse Gabigol e Lima luanin në të njëjtën skuadër, ndërkohë që Lucas Lima përfaqësohet nga agjencia e babait të Neymarit, i cili nuk e ka falur kurrë Gabigolin.

Sulmuesi tashmë nuk dihet a është ende i lidhur me Rafaella Santos, pasi lidhja e tyre nuk ishte asnjëherë serioze dhe ka pasur shpesh zënka për sjelljen pre Don Zhuani të Gabigolit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat