Mourinho: Barcelona nuk ishte Barcelona, ky lojtar ishte si një qen i inatosur!

Futboll

Mourinho: Barcelona nuk ishte Barcelona, ky lojtar ishte si një qen i inatosur!

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:52
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka komentuar ndeshjen e parë mes Manchester United dhe Barcelonës për çerekfinalet e Champions League, ku katalanasit dolën fitues, me rezultatin 1-0 në “Old Trafford”.

Portugezi e cilësoi këtë ndeshje si një mundësi e humbur për të dyja skuadrat.

“Mendoj se ishte një mundësi e humbur për të dy skuadrat. Asnjëra prej tyre nuk ishte mirë. Nëse Barcelona do ishte më mirë do e kishte vrarë këtë raund që në ndeshjen e parë. Ata nuk e bënë sepse me 1-0 loja është ende e hapur”, tha Mourinho në Russia Today.

“Manchester United duhet të kishte marrë një rezultat ndryshe. Ata nuk bënë një gjuajtje në portë. Barcelona bëri 2-3. Ajo që më surprizoi më shumë ishte se Barcelona nuk ishte e saktë në pasime. Në shumicën e ndeshjeve kur ata nuk janë të aftë të krijojnë shanse për gol, thjesht qarkullojnë topin, që të trembin kundërshtarin duke i bërë që të ndjekin topin gjatë gjithë kohës”, vijoi më tej portugezi.

Për këtë ndeshje “Special One” veçoi lojën e Scott McTominay, të cilin e quajti në sensin pozitiv si një qen të inatosur.

“Barcelona nuk u soll si Barcelona. Mendoj se United pati një lojtar që ishte përgjegjës për këtë. Mendoj se Scott McTominay në mesfushë ishte si një qen i inatosur, në kuptimin e mirë të fjalës.

I pafrikësuar nga askush. Imponoi respektin e tij. Bëri presing fort me lëvizje të mëdha në zona të mëdha me presing. Shtyu përpara dhe krijoi probleme në ndërtimin e lojës së Barcelonës. Ishte vërtet agresiv në duele”, tha Mourinho për mesfushorin e United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat