Ka fituar 12 tituj në “Bernabeu”, ylli i Realit mendon largimin

Futboll

Ka fituar 12 tituj në “Bernabeu”, ylli i Realit mendon largimin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:45
Toni Kroos

Dëshira e Toni Kroos (29 vjeç), sipas asaj që “AS” ka mësuar, është të largohet nga Madridi në verë. Gjermani po mendon të ndryshojë mjedis, me miratimin e klubit të bardhë. Kjo gjë mund të ndodhë në muajt e ardhshëm. Largimi i tij do të krijonte lehtësira page dhe një pozicion në fushë për Pogba, ose Eriksen, të dy lojtarë shumë të pëlqyer nga Zidane.

2018-2019, në “Santiago Bernabeu”, ka qenë sezoni më i dobët i Kroos, që nga nënshkrimi i tij në vitin 2014. Për këtë është kritikuar, gjë që më parë nuk kishte ndodhur. "Tani për tani është si një traktor me naftë, shkon në fushë dhe nuk bën asgjë", - tha Schuster për bashkatdhetarin e tij në “El Transistor”. 

Mesfushori ka qenë disi jashtë mundësive në këtë edicion, i hallakatur psikologjikisht. Shembulli më domethënës ka ndodhur më 5 mars, në 1/8 finale të Champions-it. Atë natë, kur Ajax eliminoi kampionët e Europës, një nga lojtarët më të kritikuar ishte Kroos, i cili humbi 24 topa dhe 11 pasime. Kjo ishte një statistikë, që i vë vulën zgënjimit të gjermanit, tek i cili saktësia me topin dhe siguria në pasime kanë qenë armët e forta. 

Në skenë duket se ka dalë Manchester United, klubi anglez, që e donte atë prej vitit 2018. Kroos ishte integruar në mënyrë të përkryer te Real Madridi, me të cilin ka fituar pothuajse gjithçka (12 tituj). Tashmë, ai e konsideron se ka përfunduar ky cikël, se vendimi për të lënë Bayern Munich ka qenë i goditur, por është koha e duhur për t’u përballur me sfida të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat