Ancelotti: Ishim të ngadalshëm ndaj Arsenalit, mund ta kthejmë rezultatin

Futboll

Ancelotti: Ishim të ngadalshëm ndaj Arsenalit, mund ta kthejmë rezultatin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:53
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit shpreson se skuadra e tij mund të kualifikohet në gjysmëfinale.

Napoli humbi 2-0 në “Emirates Stadium” përballë Arsenalit, duke qenë tashmë thuajse me një këmbë jashtë Ligës së Evropës, trofe të cilin shpreson ta fitojë për të shpëtuar sezonin.

Megjithatë Carlo Ancelotti mbetet optimist dhe thekson se ka bindjen që skuadra e tij mund të përmbysë humbjen në San Paolo dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale.

“E nisëm pak keq ndeshjen dhe morëm dy gola, që na i vështirësuan punën, por më pas arritëm të futemi në lojë dhe të krijojmë mundësi të mira shënimi”, deklaroi Ancelotti

“Ishim të ngadalshëm dhe të lexueshëm në disa momente”.

“Pikërisht ato raste që krijuam, na dhanë bindjen që Arsenali nuk është i padepërtueshëm, ndaj shpresoj që të kthejmë gjithçka në favorin tonë, në ndeshjen e kthimit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat