Arsenal nis hetimet pas ndeshjes me Napoli-n

Futboll

Arsenal nis hetimet pas ndeshjes me Napoli-n

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:00
Arsenal, Napoli

Një episod i shëmtuar është verifikuar gjatë ndeshjes së zhvilluar të enjten në mbrëmje mes Arsenal-it dhe Napoli-t, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League. 

Gjatë takimit, të fituar 2-0 nga anglezët, një tifoz ka bërë disa fyerje të rënda raciste kundrejt mbrojtësit të italianëve, Kalidou Koulibaly. Episodi është konfirmuar nga një video e publikuar në rrjetet sociale dhe është dënuar menjëherë nga drejtuesit e Arsenal-it. 

"Dënojmë përdorimin e këtyre thirrjeve raciste dhe kemi hapur një hetim për të identifikuar fajtorin. Do të ndjekim parimin e 'tolerancës zero': kushdo që sillet në këtë mënyrë nuk është i mirëpritur dhe do t'i ndalohet hyrja në stadium", ka bërë të ditur klubi londinez në një komunikatë për shtyp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat