Tifozët nuk e duan

Futboll

Tifozët nuk e duan

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:51
Eden Hazard

Ylli i Chelseat është shumë i kënaqur me trajnerin italian. Maurizio Sarri nuk është njeriu më i dashur nga tifozët e Chelseat, të cilët nga ndeshja në ndeshje kërkojnë që ai të shkarkohet.

Megjithatë në krah të trajnerit italian, ka dalë edhe njëherë Eden Hazard i cili thotë se është shumë i kënaqur me atë që Sarri po bën te “blutë” dhe se të dy kanë të njëjtat ide për futbollin.

“Kuptohemi shumë lehtë me njëri-tjetrin. Statistikisht ky është sezoni im më i mirë dhe kjo është meritë e Sarrit, me të cilin kemi të njëjtën filozofi për futbollin”, deklaroi Hazard.

“Mendoj se ai është një menaxher fantastik. Pas largimit të Contes nuk ishte e lehtë, pasi Sarri erdhi me idetë e tij dhe po bën një punë shumë të mirë”.

“Nuk është e thjesht të luajë futbollin që ai kërkon, por ne kemi filluar ta kuptojmë”.

“Po punojmë shumë, pasi Sarri është krejt ndryshe nga Conte dhe Mourinho”, theksoi belgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat