Sulm frontal: Milani gjen dy super aleatë kundër UEFA-s!

Futboll

Sulm frontal: Milani gjen dy super aleatë kundër UEFA-s!

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:53
Milani

"Kemi disa armë në rast se do të shkohet në një betejë ligjore ndaj UEFA-s, por deri tani duam dialog dhe të arrihet një kompromis. UEFA nuk mund të na pengojë që të investojmë, duke pasur pronarë të fortë dhe të shëndetshëm ekonomikisht. E gjitha për disa bilance të së shkuarës, kur të tjerë drejtonin. Ne duhet të kemi shanse të rritemi dhe të kthehemi të konkurrojmë me ekipet e mëdha".

Nëse nuk është e qartë ky diskutim i Maldinit, atëherë ndoshta duhet thelluar më shumë... Milani nuk ka frikë UEFA-n dhe aq më tepër vendimet që mund të merren. 

Elliott ka gati planin "B" atë të sulmit frontal dhe, në rast se gjërat do të shkonin keq, pra me përjashtim nga Europa apo edhe me ndonjë kufizim dhe supergjobë, atëherë gjithçka do t'i drejtohej jo më gjykatës sportive, por asaj ligjore. Çështja mund të përfundojë deri në parlamentin europian, për të kërkuar një tjetër ligj "Bosman" dhe për të thyer Fair Play Financiar.

Në ndihmë të kuqezinjve janë gati të vijnë edhe dy klube të mëdha, me para dhe pushtet: Manchester City dhe PSG janë gjithashtu persekutuar pak nga UEFA kohët e fundit dhe nuk janë dakord që mundësitë e tyre për të shpenzuar të limitohen në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat