Cassano: Para atij goli, nuk më njihte as nëna ime

Futboll

Cassano: Para atij goli, nuk më njihte as nëna ime

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:59

Ish-sulmuesi i njohur italian Antonio Cassano, në një intervistë për “Sky Calcio”, ka rrëfyer momentin ku ai u bë një futbollist i njohur për të gjithë. Ishte vetëm 18-vjeç dhe nuk e njihte askush. Realizoi golin e fitores në minutat e fundit të lojës me fanellën e Barit, në një ndeshje ndaj Interit në Serie A dhe më pas e njohën të gjithë.

“Goli im në debutimin tim në Serie A mbetet më i bukuri në karrierën time. Deri në ato momente nuk më njihte askush. Madje as nëna ime. Më pas e gjithë bota ndryshoi, të gjithë më njohën dhe u ngjita lart”, kujton Antonio Cassano.

Gjatë intervistës, Cassano flet edhe për mikun e tij Francesco Totti. “Për mua ai duhet të jetë presidenti i Romës. Mund të bëjë mjaft mirë edhe si drejtues, pasi është inteligjent dhe i ekuilibruar. Gjithsesi, ka nevojë që të ketë pranë njerëz që ta këshillojnë mirë”, ka shtuar ish-sulmuesi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat