I lindur për ta veshur fanellën e Barcelonës!

Futboll

I lindur për ta veshur fanellën e Barcelonës!

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:05
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt është rrugës për Barcelonë. Këtë tashmë e ka bërë shoku i tij te Ajaxi, Fankie de Jong.

Një ndër mbrojtësit me të ardhme të ndritur sot në Europë, Matthijs de Ligt, mund ta veshë për së dyti fanellën e skuadrës së zemrës, Barcelonës.

Por, kësaj radhe 19-vjeçari mund ta veshë dhe të mos e largoje për disa vite.

De Ligt, që po kërkohet nga shumë klube evropiane, si fëmijë duket se ka qenë gjithmonë adhurues i klubit spanjoll.

Së fundmi ka rrjedh një foto e tij si fëmijë para “Camp Nou” e bërë shumë vite më parë ku shihet De Ligt me fanellë të Barcelonës.

Ndërsa gjithashtu është shfaqur edhe një fotografi me Luis Suarezin, kur De Ligt ishte fëmijë dhe sulmuesi i Barcelonës luante te Ajaxi.

Ditë më parë, numri një i Barcelonës, Josep Mara Bartomeu, tha se “e di çfarë do të ndodhë me De Ligtin”.

Kurse gjatë ditës së djeshme ish-trajneri i Manchester United, Van Gaal, tha se “po të isha në vend të De Ligt, do të shkoja në Barcelonë”.

Për talentin 19-vjeçar ka folur sot edhe Erik ten Hag, trajneri i Ajaxit – “Ai do të largohet gjatë verës, por nuk e di nëse do të jetë për Bayern Munich ose FC Barcelona”.

Image

Në fillim të vitit 2019, Barça ia rrëmbeu një talent Ajaxit, ai është mesfushori Frenkie de Jong dhe të gjitha rrugët e dërgojnë edhe De Ligtin në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat