Figo zbulon klauzolën e jashtëzakonshme në kontratën e “tradhtisë”

Futboll

Figo zbulon klauzolën e jashtëzakonshme në kontratën e “tradhtisë”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:18
Luis Figo

Në futboll, tradhti të tilla nuk harrohen kurrë. Të lësh një skuadër mes polemikave nuk është kurrë e këndshme, merre me mend pastaj kur shkon të veshësh fanellën e rivalëve të përjetshëm.

Një prej shembujve më domethënës të tradhtisë është pikërisht ai i Luis Figos, që në vitin 2000 u transferua nga Barcelona te Real Madrid.

“Kam përjetuar 5 vite të mrekullueshme te Barcelona, si në aspektin social, ashtu edhe atë sportiv. Në atë periudhë, në vitet 2000, kandidati për presidencën e Barcelonës ishte Gaspart, të cilit nuk i besoja as minimalisht. Mund të më premtonte hënë, por nuk do t’i kisha besuar”, tregoi Figo, shkruan Telesport.al.

“Gjërat nisën të bëheshin të vështira, deri në pikën që firmoset një marrëveshje me një prej kandidatëve të presidencës së Real (sipas të gjitha gjasave me Florentino Perez, port ë cilin Figo nuk e përmend nominalisht). Një marrëveshje, sipas të cilës, nëse nuk do të kisha shkuar te Real Madrid, atëherë do të duhej të paguaja kuotat vjetore të të gjithë ortakëve të klubit”, zbuloi portugezi.

Një histori e vërtetë, por në të cilën në mënyrë të pabesueshme mungonte firma e Figos. Në vend të tij ishte ajo e përfaqësuesit të portugezit, që ishte i sigurt për transferimin e futbollistit, por me të cilin Figo kishte vetëm një akord verbal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat