Gattuso tek Roma? Ja çfarë thotë trajneri i Milan

Futboll

Gattuso tek Roma? Ja çfarë thotë trajneri i Milan

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:22
Gennaro Gattuso

Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa zëra që kanë lidhur Gennaro Gattuson me punën e trajnerit të Romës.

Gattuso i cili po bën të pamundurën të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për Milan, nuk dihet nëse do ta ketë besimin e bordit drejtues edhe në sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Roma nuk është e kënaqur me Ranierin, i cili nuk ka arritur të sjellë rezultatet që pritej, ndonëse është pak herët për të dhënë verdiktin.

Gjithsesi, për zërat që transferonin Gattuson tek Roma, trajneri italian ka dhënë disa komente ku ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

“Unë kam akoma dy vite kontratë me Milan. Synimi im është të kthehem në Ligën e Kampionëve, të tjerat janë vetëm thashetheme” ka thënë Gattuso.

Pikërisht Roma është një nga skuadrat e cila është në konkurrencë me Milanon për një vend që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat