Befason Pochettino: Kane do kthehet për finalen e Championsit

Futboll

Befason Pochettino: Kane do kthehet për finalen e Championsit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 09:51
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino, duhet të bëjë llogaritë me dëmtimin e yllit dhe bomberit të skuadrës, Harry Kane.

Pikërisht këtë të premte, trajneri argjentinas i "Spurs" ka njoftuar lajmin se kapiteni mund të rikuperohet dhe të rikthehet në fushë në kohë, vetëm nëse skuadra e Tottenhamit do të arrijë në finalen e Champions League.

"Kane po vuan një dëmtim të ngjashëm me atë të pësuar në ndeshjen kundër Manchester United. Në atë rast ai pati nevojë për 5 javë për tu rikthyer, kështu këtë herë them se mund të rikthehet në kohë për finalen e Champions League", deklaroi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat