Figo zbulon sekretet e largimeve

Futboll

Figo zbulon sekretet e largimeve

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:23
Figo në mes

Luis Figo ishte protagonist i “Universo Valdano”. Portugezi zbuloi pothuajse të gjitha sekretet e largimit të tij të diskutueshëm nga Barcelona për te Real Madridi, por jo vetëm. Ai foli edhe për ikjen nga “Los Blancos”.

Barcelona - "Kam pasur oferta nga Juventusi dhe Parma, por Barcelona u takua shpejt me përfaqësuesin tim. Unë kam kaluar pesë vite të mrekullueshme në Barcelonë, si në anën njerëzore, edhe atë sportive. Sidoqoftë, në atë kohë, në verën e vitit 2000, kandidati për t’i fituar zgjedhjet ishte Gaspart dhe unë nuk i besoja atij. Ishte një person që nuk më thoshte asgjë..."

Marrëveshja me Real Madridin - "Gjërat po bëheshin gjithnjë e më serioze dhe arritën në një pikë, që agjenti im kishte arritur marrëveshje me një nga kandidatët për president (Florentino Perez). Unë nuk e pashë marrëveshjen, por më tha përfaqësuesi im. Ai më sqaroi që, nëse nuk do të shkoja në Madrid, do t'i paguaja biletat e sezonit në “Bernabeu” për një vit të tërë. Ishte përgjegjësia e tij, sepse unë nuk kisha nënshkruar asgjë me të, vetëm kisha rënë dakord me fjalë. Unë isha me pushime në Sardenjë dhe Florentino Perez fitoi zgjedhjet për president. Agjenti dhe avokati im fluturuan për në Sardenjë për të diskutuar detajet dhe më pas u kthyem në Lisbonë. Atje u takova me Florentino, qëndruam deri në orët e hershme... Pastaj thirra gruan time për t’i treguar se kisha marrë vendimin për të nënshkruar me Real Madridin".

Një fillim i vështirë në Madrid: “Kam pasur vërtet një vit të parë të vështirë, me ide të reja, projekt të ri. Megjithatë, ishim me fat që fituam La Liga-n. Kam gjetur një grup sensacional lojtarësh aty, që më ndihmoi shumë me integrimin te Reali: Raul, Hierro... "

Largimi nga Madridi -  "Vendosa të shkoj tek Interi, edhe pse kisha ende një vit kontratë me Realin. Preferova të largohesha, pasi nuk po ndihesha më i dobishëm. Kjo gjë më vriste mua. Ika nga Madridi edhe sepse nuk po luaja. Dhe arsyet pse nuk po luaja i njihja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat