1831 gola nga këmbët e Messit dhe Ronaldos!

Futboll

1831 gola nga këmbët e Messit dhe Ronaldos!

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:32
Ronaldo dhe Messi

1343 gola, 488 asiste – Messi dhe Ronaldo, së bashku, kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave gjatë karrierës së deritanishme për skuadrat e tyre.

10-shi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe 7-shi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë” në 11 vitet e fundit, para se Luka Modric t’i japë fund dominim të tyre. Sido që të jetë, debati se cili nga këta dy është më i mirë nuk ka të ndalur.

Por, nganjëherë këto gjëra duhet lënë anash për t’i shijuar magjitë e tyre edhe për pak vite sa u kanë mbetur.

Ata kanë thyer rekorde të shumta gjatë karrierës dhe shifrat e tyre janë vërtetë magjike.

Messi, me Barcelonën dhe Argjentinën, ka shënuar në total 660 gola dhe ka dhuruar 270 asiste.

Kurse Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Portugalinë, Real Madridin dhe Juventusin, deri më tani ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar 218 asiste.

Së bashku, besoni apo jo, ata kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave për skuadrat e tyre dhe siç edhe kanë thënë edhe shumë legjenda të futbollit, së fundi Rio Ferdinand, “është koha për t’i lëmë anash krahasimet dhe t’i shijojmë edhe për pak vite sa u kanë mbetur në karrierë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat