“Janë tre lojtarë të mirë që mund t’i blejë Reali, këtë e di Zidani”

Futboll

“Janë tre lojtarë të mirë që mund t’i blejë Reali, këtë e di Zidani”

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:12
Zinedine Zidane

Capello beson se me blerjen e tre futbollistëve gjatë verës, Real Madridi do të ndryshojë dhe do të rikthehet të luftojë sërish për trofe.

Me largimin e Cristiano Ronaldon në verën e vitit 2018, por edhe të futbollistëve tjerë ndër vite, si James, Morata, Pepe e Danilo – Reali ofroi vetëm të rinj në skuadër.

Kjo iu kushtoi, sepse këtë sezon Reali mbeti jashtë çdo gare për titull që në muajin mars.

Megjithatë, Florentino Perez është duke menduar të bëjë revolucion në skuadër dhe për këtë edhe befasisht, ktheu Zinedine Zidanin, me veprimin e të cilit janë habitur shumë legjenda, edhe pse mendojnë se është diçka pozitive.

Sido që të jetë, ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, duket se e di qartë se për çfarë ka nevojë klubi spanjoll dhe se cilët janë lojtarët e duhur për ta veshur fanellën e bardhë.

Ai beson se këtë e di tashmë edhe Zidane dhe po punon për t’i transferuar dhe për të forcuar skuadrën për vitin e ardhshëm.

“Transferimet e Madridit? Këtë e di Zidane, duhet ta pyesni atë. Janë tre lojtarë të mirë që mund t’i blejnë dhe ata e dinë se kush janë ata”, tha Capello.

Harry Kane, Eden Hazard, Christian Eriksen, Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Neymar Junior – janë disa nga emrat e përmendur ditë pas dite që monitorohen prej Los Blancos dhe nuk përjashtohet mundësia që tre prej tyre të përfundojnë në “Santiago Bernabeu”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat