E mbani mend japonezin Kubo, i ka futur në garë fuqishëm Barcën e Realin

Futboll

E mbani mend japonezin Kubo, i ka futur në garë fuqishëm Barcën e Realin

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:35
Takefusa Kubo

Takefusa Kubo ishte një nga arsyet se pse ishte dënuar Barcelona nga FIFA dhe ishte bllokuar të bëjë transfere në dy afate kalimtare.

Por, kjo tani i përket të kaluarës dhe Kubo është rritur.

Në qershor të vitit të ardhshëm, supertalenti japonezi mbush 18 vite dhe ka të drejt të nënshkruaj me ndonjëren nga skuadrat evropiane.

Për Kubon ka nisur garë e fuqishme mes Barcelonës e Real Madridit të cilat e duan me çdo kusht. Por, në mes është futur së fundi edhe PSG.

Megjithatë, thuhet se lojtari më përfaqësuesit e tij kanë një marrëveshje të fshehtë me Barcelonën e cila detyron japonezin të nënshkruar me skuadrën katalonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat