U tërhoq nga futbolli, por ndryshon mendje. Ish-ylli i Realit kthehet në Spanjë

Futboll

U tërhoq nga futbolli, por ndryshon mendje. Ish-ylli i Realit kthehet në Spanjë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:45
Rafael Van der Vaart

Rafael Van der Vaart u tërhoq nga futbolli disa muaj më parë, pas një karriere të shquar, në të cilën ka kaluar edhe nëpër skuadra të rëndësishme si Ajax, Hamburg, Real Madrid, Tottenham apo Betis.

Megjithatë, holandezi ka ndryshuar mendje.

Ai është kthyer për të luajtur sërish në Spanjë, në këtë rast me “Chiclana Industrial”, skuadër e divizionit të parë andaluzian.

Lojtari, gjyshërit e të cilit jetojnë në Chiclana, i viziton shpesh ata dhe është shumë popullor atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat