Barça i ofron kontratë yllit të Ajax deri më 2024

Futboll

Barça i ofron kontratë yllit të Ajax deri më 2024

Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:31
Matthijs de Ligt

Barcelona vazhdon të punojë larg vëmendjes për të siguruar nënshkrimin e talentit holandez, Matthijs de Ligt.

Në javët e fundit, drejtuesit e klubit katalanas i kanë përshpejtuar lëvizjet dhe tashmë janë shumë pranë kontratës që do t'i paraqesin mbrojtësit të Ajax-it dhe përfaqësuesit të tij, Mino Raiola. 

“Sport” ka mësuar se Barça do t’i ofrojë atij një kontratë 5-vjeçare, deri në qershor 2024, bazuar në kushte ekonomike shumë të ngjashme me ato të bashkatdhetarit dhe mikut të tij, Frenkie de Jong. Blaugrana-t e kanë bërë të qartë se e konsiderojnë nënshkrimin e tij strategjik, për të ardhmen, bazuar në një pagë që do të rritet çdo vit, në mënyrë progresive. Propozimi, gjithashtu, përfshin premio të rëndësishme ekonomike në varësi të performancës së lojtarit. 

Sapo të kopsitet në terma ligjorë kontrata, Barcelona do ta dërgojë atë te qendërmbrojtësi holandez dhe Raiola. Kur të dy të japin miratimin e tyre ndaj këtyre kushteve, klubi atalanas do të jetë i lirë për të filluar zyrtarisht negociatat me Ajax. Në kontaktet e mëparshme, Barça ka bërë me dije se është shumë e interesuar për blerjen e De Ligt, por është e nevojshme të japë zyrtarisht propozimin për këtë. 

Komunikimi me personat përgjegjës të klubit holandez është shumë i mirë. Nënshkrimi i De Jong është prova më e mirë në këtë drejtim. Barcelona do të përpiqet t’i bindë gjigantët e kryeqytetit holandez me një propozim prej 60 milionë eurosh, plus një sërë variablash të tjera, sipas objektivave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat