Senzacion në Drenas, lideri shokohet nga Ferizaj

Futboll

Senzacion në Drenas, lideri shokohet nga Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:42
Pamje nga ndeshja e sotme

Feronikeli nga Drenasi shokohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, duke u mundur me rezultat 2:1 nga Ferizaj, në ndeshjen e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. As laiku më i madh nuk e ka pritur se Ferizaj mund të merr pikë në Drenas, kur dihet se rivali ka qenë shumë më i mirë me cilësi, por senzacioni ndodhi dhe ferizajasit importuan pikë të plota. Hero i fitores është Ermal Krasniqi që realizoi dy gola.
Në minutën e 41-të, Arbër Prekazi shënon për epërsinë 1:0 te ‘Niklit’, por pjesa e dytë ka qenë ndryshe, kur Ferizaj befasoi dhe ishte befasia më e madhe e këtij edicionit! Në minutën e 76-të, Krasniqi barazoi shifrat. Në fund të takimit (90+3’), ‘Nikli’ kërkonte golin me ngulmë, por u ndëshkuan nga Ermal Krasniqi që siguroi fitoren e madhe të ferizajasve me rezultat 2:1.  Pikë që kanë peshën e arit, për faktin se Ferizaj shton shpresat që t’i ikë edhe barazhit, ndërsa Feronikeli kryeson renditjen me 62 pikë, sa ka edhe Prishtina në pozitën e dytë, kurse Llapi është i treti me 40 sosh dhe Ferizaj është në vend të dhjetë me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat