Mourinho refuzon skuadrën e madhe italiane

Futboll

Mourinho refuzon skuadrën e madhe italiane

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:27
Trajneri portugez Jose Mourinho

Trajneri portugez Jose Mourinho ka marrë një ofertë nga skuadra e Romës, për ta drejtuar në sezonin e ardhshëm. Lajmin e kanë konfirmuar si “Sunday Times” ashtu dhe “Daily Record”, që konfirmojnë se skuadra kryeqytetase ka qenë e para që ka kontaktuar menaxherin e trajnerit portugez.

“Roma është skuadra e parë që ka kontaktuar me Jose. Madje organizuan një takim me trajnerin, për të kuptuar nëse ai ishte i interesuar për këtë detyrë apo jo. Gjithsesi, Jose refuzoi në mënyrë të edukuar. Ai ka deklaruar se në Serie A do të rikthehet vetëm për të drejtuar ekipin e Interit”, thonë mediet britanike.

“Kjo është një punë që nuk më intereson. Nuk është vendi i duhur për mua”, mësohet se ka thënë Mourinho, që duket se synon një klub të rëndësishëm, si në Itali ashtu dhe në ndonjë kampionat tjetër. Sipas Mourinhos skuadra e Romës nuk ka potencialin e duhur për t’i ofruar atij një ekip fitues, ndaj është në pritje të ofertës së duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat