Benitez e humb modestinë

Futboll

Benitez e humb modestinë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:39
Rafa Benitez

Trajneri i njohur spanjoll Rafa Benitez, aktualisht në krye të skuadrës së Newcastle United, ka bërë një tjetër mrekulli këtë sezon. Ai arriti të mbajë skuadrën bardhezi në Premier League edhe pse drejton një ekip me shumë vështirësi financiare dhe pa yje. Edhe pse ofertat ndaj Benitezit nuk mungojnë, si në Evropë ashtu dhe në Kinë, duket se spanjolli është i fiksuar të tregojë se sa vlen me ekipet modeste.

“Unë mund të bëj gjithçka në mënyrë të shkëlqyer për sa i përket anës taktike. Madje më mirë se shumë trajnerë në Premier League, por sërish nuk fitoj. Arsyeja? Rivalët tanë janë më të fortë financiarisht dhe kanë lojtarët që bëjnë diferencën në fushë. Ndaj sot vetëm taktika nuk mjafton për të fituar”, u shpreh Rafa Benitez.

Newcastle fitoi 1-0 në fushën e Leicesterit, duke marrë 3 pikë të arta për mbijetesën në Premier League. “Fituam ndaj një ekipi që ka lojtarë që kushtojnë mbi 30 milionë euro, ndaj fitorja jonë është e rëndësishme. Diferencën e bëri taktika dhe vendosja në fushë. Kjo është arma ime më e fortë”, tha Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat