Ndeshja mes Milan dhe Lazio ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pas fërshëllimës së fundit ka shpërthyer një sherr masiv në fushën e San Siro-s me protagonist autorin e golit të vetëm të sfidës Franck Kessie.
Djelmoshat e Gattusos u treguan me të shkathët në këtë ndeshje edhe pse nuk arritën të shënojnë nga loja e hapur, ata realizuan përmes penalltisë të ekzekutuar me mjeshtri nga Kessie.