‘Gara për titullin e gjitha në favor të Liverpool’

Futboll

‘Gara për titullin e gjitha në favor të Liverpool’

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:46
Jurgen Klopp

Ish ylli i Liverpool beson se gjithçka po shkon për shtatin e ish skuadrës së tij në garën për titullin e Premierligës.

Paul Ince beson se pritja 29 vjeçare për titullin e kampionit do të marr fund këtë sezon, duke cilësuar lojtarët e Klopp si favoritët ndaj Man City.

Sipas Ince, gjithçka është në anën e ‘The Reds’, të cilët kanë pësuar vetëm një humbje në 33 ndeshje këtë edicion.

“Disa javë më parë kam thënë se në këtë fazë do të dihet kush do ta fitojë Premierligën, sepse Man City dhe Liverpool do të lëshonin pikë. Por, fakti është se asnjëra nuk e bëri këtë” ka thënë Ince.

“Në vitin 1993 kur unë fitova ligën me Manchester United, aty kishte momente definuese në atë edicion” ka thënë tutje ai.

“Unë disi mendoj se e njëjta po ndodh me Liverpool. Ata janë duke ‘flakur tutje’ skuadrat e tjera. Ata janë duke pasur momente vendimtare në anën e tyre” ka shtuar ndër tjerash Ince.

Liverpool do ta ketë testin e fundit të vështirë (në letër) nesër kundër Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat