Simeone e vlerëson lart ‘të jashtëzakonshmin’ Oblak

Futboll

Simeone e vlerëson lart ‘të jashtëzakonshmin’ Oblak

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:58
Jan Oblak

Trajneri i Atletico Madrid e ka vlerësuar lartë paraqitjen e portierit të skuadrës së tij, Jan Oblak.

Në fitoren e Atleticos kundër Celta Vigo, ishte një moment kur slloveni bëri dy pritje fenomenale radhazi, për të shpëtuar portën e skuadrës së tij.

Videot me pritjet e Oblak u bënë virale në internet, e sigurisht nuk mund t’i kishin ikur trajnerit të tij, i cili e vlerësoi lartë portierin, pas përfundimit të ndeshjes.

“Ai është portieri më i mirë në botë. Ne jemi me fat që ai zgjodhi të luante me Atleticon dhe që është me ne” ka thënë Simeone.

“Ai është përmirësuar shumë dhe ka fituar kualitetet e tij. Kur ai erdhi këtu para një viti, ai hyri në Ligën e Kampionëve falë punës së tij, dhe tani ja ku është” ka thënë tutje trajneri i Atletico.

Oblak është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, si për shembull Inter, por duket se ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij me Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat