Në prag të ditëlindjes së 38, Barzagli njofton se do të pensionohet

Futboll

Në prag të ditëlindjes së 38, Barzagli njofton se do të pensionohet

Më: 14 prill 2019 Në ora: 08:16
Andrea Barzagli

Ylli i Juventus, Andrea Barzagli, ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi italian, i cili është në prag të ditëlindjes së tij të 38-të, ka njoftuar se do të var këpucet në fund të këtij edicioni.

Me aq sa ka mbetur, lojtari do të kalojë ditëlindjen e tij të 38-të kur të përfundojë sezoni, dhe kjo është koha e duhur për pensionimin sipas tij.

“Kam menduar shumë rreth së ardhmes. Kur je futbollist ti ke shumë probleme duke menduar për të ardhmen sepse lëndimet të detyrojnë ta bësh atë” ka thënë Barzagli për ‘Sky Sport Italia’.

“Menaxher apo trajner? Duhet të kuptojë atë që di të bëjë më mirë dhe që më intereson” ka thënë tutje lojtari.

“Dua të gjejë diçka që më jep entuziazëm të madh. Do të shqyrtojë të gjitha opsionet në muajt e ardhshëm” ka thënë ndër të tjerash ylli i mbrojtjes së Juventus.

Barzagli pati sezonet më të mira sa luajti nën urdhrat e Antonio Contes, ku së bashku me Chiellini dhe Bonucci kishin krijuar një treshe të jashtëzakonshme në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat