Pellegrini i pakënaqur me gjyqtarët: ‘Me VAR do të fitonim’

Futboll

Pellegrini i pakënaqur me gjyqtarët: ‘Me VAR do të fitonim’

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:21
Manuel Pellegerini

West Ham United ka pësuar mbrëmë humbje në përballjen me Manchester United, në një ndeshje që sipas Manuel Pellegerini është vendosur nga gjyqtarët.

Trajneri i West Ham beson se nëse do të aplikohej teknologjia VAR, skuadra e tij do të triumfonte ndaj ‘djajve të kuq’.

Një gol i Felipe Anderson u anulua padrejtësisht dhe penalltia e akorduar në favor të Mata, sipas Pellegrinit, ishte ndërhyrje jashtë zonës.

“Është vështirë të thuhet se si nuk morëm pikë nga kjo ndeshje, jo një, por të tri pikët” ka thënë Pellegrini.

‘Për mua, ishte kënaqësi të shihja skuadrën tek luante kundër United. Ishte paraqitje e shkëlqyer, por ishim të pafat” ka thënë tutje trajneri i West Ham.

“Nuk do ta lë gjithë fajin tek gjyqtari, sepse ishin vendime të vështira. Por, nëse do të ishte VAR-i, do të fitonim” ishin fjalët e Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat