Tare: Jemi viktima të VAR, ndeshja u vendos nga gjyqtari

Futboll

Tare: Jemi viktima të VAR, ndeshja u vendos nga gjyqtari

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:23
Tare

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka dalë para mediave pas ndeshjes së humbur kundër Milanit duke përsëritur se skuadra e tij po penalizohet nga xhaketat e zeza.

'Ndodhi ajo që ne mendonim se do të ndodhte. Vinim nga episode që do të hapnin shumë diskutime. Të vërshëllesh dy penallti në 30 sekonda mendoj se është një rekord në futbollin italian. Respektojmë vendimet e gjyqtarit, por prisja që të akordonte penallti për Milinkoviç-Saviç. Mungon një karton për simulim të Piotek dhe të mos jepej kartoni për Luis Alberto që do të mungojë në ndeshjen tjetër.

Vitin e kaluar nuk shkuam ne Champions për shumë episode, një i tillë pikërisht në Milan-Lacio me prekjen e topit me dorë nga Kutrone. Shpresonim që kjo ndeshje të vendosej nga dy skuadrat, por është vendosur nga episodet që kanë ndikuar shumë. Vitin e kaluar Lacio ishte viktimë e VAR, këtë vit kemi se pse të qahemi. Në Itali dihet kush janë ekipet me peshe, ne hap pas hapi po mundohemi të shkurtojmë diferencën, kemi merituar më shumë në dy vitet e fundit", tha Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat