Prekazi: Ka ‘vdek’ ajo koha kur ekipet vendase fitonin gjithmonë në Superligë!

Futboll

Prekazi: Ka ‘vdek’ ajo koha kur ekipet vendase fitonin gjithmonë në Superligë!

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:49
Rafet Prekazi

Trajneri i kombëtares u-21, Rafet Prekazi beson se kampionati i Kosovës në futboll ka ndryshuar në vitet e fundit.

Prekazi beson se skuadrat tani nuk e kanë më të sigurtë fitoren kur po luajnë në terrenin vendas, pasi klubet nuk kanë shumë dallim në cilësi.

“Ka ‘vdek’ ajo koha kur vendasi ka fituar gjithmonë, për kualitet jemi akoma mbrapa. Në Kosovë mund ta shikosh vendin ndeshjen mes vendit të parë dhe vendit të 10’të dhe nuk mund te kuptoni se cili është kampioni dhe cili është ne vendin e 10’te – nëse nuk i dallon nga fanellat”, tha Prekazi në Sports Show në Klan Kosova.

Vlen të theksohet se skuadra e Ferizajit ka befasuar të gjithë në këtë xhiro – pasi ka mposhtur liderin, Feronikelin me rezultatin 1-2 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat