Tifozët do ta duan edhe më shumë Salahun kur do ta kuptojnë arsyen pse festoi në këtë mënyrë

Futboll

Tifozët do ta duan edhe më shumë Salahun kur do ta kuptojnë arsyen pse festoi në këtë mënyrë

Më: 15 prill 2019 Në ora: 00:33
Momo Salah

Liverpooli fitoi ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në Anfield në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier

Golat për Reds i shënuan Sadio Mane (51′) dhe Mohamed Salah (53′), por goli i yllit egjiptian ishte thjesht fantastik.

Por, tifozët e klubit nga Anfieldi tani më shumë po flasin për festen e lojtarit, se sa për golin. 26-vjeari menjëherë pas goli iu drejtua tifozëve ku qëndroi në tokë vetëm me këmbën e majtë, sytë mbyllur dhe me duar të palosura në formë lutje.

Pasi kjo ishte diçka që Salah nuk e kishte bërë me parë, menjëherë rrjetet sociale u pushtuan nga pyetjet për kuptimin e këtij festimit.

Ylli i Liverpoolit i takon besimit islam dhe një grup i vogël tifozësh të Chelseat e fyen lojtarin në baza racore para ndeshjes në Ligën e Evropës me Slavia Prague. Normalisht që e gjitha kjo u shndërrua në një nga temat më të përfolura në Angli gjatë ditëve të fundit, Chelsea e dënoi sjelljen e tifozëve të tyre dhe është duke konsideruar t’ua ndaloj atyre hyrjen në stadium për gjithë jetën.

Këto fyerje duket se e kanë prekur lojtarin dhe festimi ishte dedikim për ata. Qëndrimi që mori lojtari në fushë quhet “Tapasya’, është një lloje joge që përfshinë meditimin e thellë, vetëdisiplinën dhe përpjekjet për të arritur qëllimin tuaj përkundër pengesave apo problemeve që iu dalin gjatë rrugës.

Salah ende nuk ka folur për fyerjet racore ndaj tij, por ka folur për festimin: “Jam person bëjë joga dhe për një moment më erdhi në mendje dhe e bëra”, ka thënë ai pas ndeshjes për Sky Sport.

Tani skuadra e egjiptianit është në vendin e parë në Ligën Premier dhe me pak fat është në rrugë të mirë për të fituar edhe titullin në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat