Mbappe i dëshpëruar me skuadrën: ‘Luajtëm si amatorë’

Futboll

Mbappe i dëshpëruar me skuadrën: ‘Luajtëm si amatorë’

Më: 15 prill 2019 Në ora: 08:38
Mbappe

Skuadra e Paris Saint Germain ishin përgatitur që dje ta festonin titullin e kampionit, por Lille patën plane të tjera.

Kampionët në fuqi janë ‘turpëruar’ nga vendi i dytë i tabelës, duke u mposhtur me rezultatin 5:1, rezultat që nuk njihet nga PSG tash e sa vite në Ligue 1.

Pas kësaj humbje, ylli i skuadrës së PSG, Kylian Mbappe është shprehur shumë i dëshpëruar, duke e cilësuar paraqitjen e skuadrës si amatore.

“Në disa momente mund ta kontrollonim ndeshjen, por në disa të tjera…. Ne do të shpallemi kampionë, por kur humb, duhet të humbësh në mënyrë më dinjitoze” ka thënë Mbappe për ‘Canal +’.

“Askush nuk dëshiron një humbje si kjo, me tri, katër apo pesë gola. Kjo nuk është normale” ka thënë tutje francezi i cili verën e kaluar fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

“Futbolli luhet në fushën e blertë. Ne luajtëm si amatorë. Duhet të rikthejmë fokusin. Kemi ndeshje të mërkuren, por mendoj se këso humbjesh nuk duhen përsëriten” ka thënë ndër të tjerash ai.

Edhe përkundër kësaj humbje, Paris Saint Germain gëzon një diferencë me 17 pikë nga skuadra e Lille, me 18 pikë të mbetura në lojë deri në fundin e sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat