Maurizio Sarri nuk mund ta parashikojë garën për titull

Futboll

Maurizio Sarri nuk mund ta parashikojë garën për titull

Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:22
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se gara për titullin e Ligës Premier është shumë vështirë e parashikueshme dhe pret që dallimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në fund të jetë më së shumti dy pikë.

Redsat janë në krye të tabelës pas fitores ndaj Bluve me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, mirëpo Citizens kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë titullin në Angli, strategu italian është përgjigjur: “Është shumë vështirë të thuhet”.

“Do të varet nga diçka e vogël. Është shumë ngushtë. Dallimi do të jetë një ose dy pikë, jo më shumë”, ka shtuar trajneri.

Ndërkohë, ekipi i Sarrit ka mbetur prapa në garën për top-katërshe pas humbjes në kryendeshje nga Liverpooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat