Gara për Këpucën e Artë, Messi është i pari

Futboll

Gara për Këpucën e Artë, Messi është i pari

Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:22
Lionel Messi

Ylli argjentinas është golashënuesi më i mirë në ligat më të forta evropiane.

Lionel Messi duket i pa rrezikuar në garën për të fituar Këpucën e Artë në Evropë, si golashënuesi më i mirë.

Ndonëse nuk luajti në sfidën me Huescan në këtë fundjavë, Messi me 33 realizime ruan distancën prej 6 gjashtë me Kylian Mbappe që ka 27.

Nëse Messi ka edhe gjastë takime në dispozicion deri në fund të La Ligas, ndërsa për talentin e PSG-së, kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për ta rikuperuar distancën e krijuar.

Vendi i tretë i takon veteranit 36-vjeçar, Fabio Quagliarella, i cili ka realizuar 22 gola në Serie A këtë stinor.

Pesë golashënuesit më të mirë në Evropë:

1. Lionel Messi 33 gola (La Liga)

2. Kylian Mbappe 27 gola (Ligue 1)

3. Fabio Qagliarella 22 gola (Serie A)

4. Robert Lewandowski 21 gola (Bundesliga)

5. Krzysztof Piatek 21 gola (Serie A)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat