Ish-kampioni i Botës mbron Elseid Hysajn: Mos e fajësoni për ndeshjen me Arsenalin! - Bota Sot
Ish-kampioni i Botës mbron Elseid Hysajn: Mos e fajësoni për ndeshjen me Arsenalin!

Futboll

Ish-kampioni i Botës mbron Elseid Hysajn: Mos e fajësoni për ndeshjen me Arsenalin!

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:17
Elseid Hysajn

Masimo Odo merr në mbrojtje Elseid Hysajn. Dhe kur e bën një kampion Bote, kjo do të thotë se ka një arsye.

Ai flet për ndeshjen që zhvilloi Napoli ndaj Arsenalit në Ligën e Europës, ku italianët u mundën me rezultatin 2-0.

“Është shumë e lehtë që të flasësh keq për mbrojtësit, por Hysaj dhe Mario Rui janë mbrojtës mjaft të mirë. Nuk mund t’i fajësosh për një ndeshje ku e gjithë skuadra luajti keq dhe nuk ishte në lartësinë e duhur. Si trajner them që gabon e gjithë skuadra dhe jo vetëm individët”, ka thënë Odo në një intervistë për mediat italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...