“S’më intereson nëse shënojmë në minutën e 93-të, jemi të përgatitur për kohën shtesë”

Futboll

“S’më intereson nëse shënojmë në minutën e 93-të, jemi të përgatitur për kohën shtesë”

Më: 15 prill 2019 Në ora: 21:37
Ole Gunnar Solskjaer

Alexis Sanchez dhe Nemanja Matic kanë lënë anash lëndimet dhe janë të gatshëm për lojë. Ata kanë udhëtuar së bashku me skuadrën për ndeshjen e nesërme me Barcelonën.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kërkuar nga sulmuesit e tij që të rigjejnë formën më të mirë për ndeshjen kruciale ndaj Barcelonës në kuadër të çerekfinales së Champions League.

“Djajtë e Kuq” janë në disavantazh 1-0 nga loja e parë e javës së kaluar por Alexis Sanchez është pjesë e skuadrës përsëri, pasi është rikuperuar nga një lëndim i gjurit, ashtu si mefushori Nemanja Matic.

Nemanja Matic gjithashtu do japë një injeksion për ekipin me rikthimin e tij, pas një periudhe jashtë fushave. Scott McTominay është gjithashtu një kandidat i fortë për një vend në mesfushë pasi që skocezi është lënë në bankë rezervë që të ruajë energjinë e tij në fitoren 2-1 kundër West Ham në fundjavë.

Kur u pyet për zgjedhjet e tij në sulm , Ole tha: “ࣿËshtë shumë e rëndësishme. Ne duhet të shënojmë. Nëse Romelu Lukaku, Marcus Rashford, Jesse Lingard, Anthony Martial apo Alexis luajnë, duhet që të kenë një performancë të madhe. Paul Pogba gjithashtu”.

“Ne duhet të mbrohemi por duhet që edhe të kemi diçka ekstra në lojën tonë që të shënojmë kundër një skuadre si Barça”.

“Unë pres që kushdo që do të startojë nesër, kur ata të jenë në fushë ta dinë që unë pres të shohë formë të mirë prej tyre”.

“Ne duhet të jemi të fokusuar dhe të kemi besim kur të kemi rastet tona. E dimë që do krijojmë raste, ne jemi një kërcënim për portën kundërshtare gjithmonë. Ka të bëjë me mbajtjen e frymës në raste të tilla dhe të i shfrytëzojmë mundësitë tona”, shtoi trajneri i United.

“Ne duhet të mbrohemi mirë dhe kur të dalim përpara të shënojmë. Nuk më intereson nëse shënojmë në minutën e 93-të pasi që nëse shkojmë në kohën shtesë ne jemi një ekip i përgatitur mirë”, shtoi Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat