Ja kur fillon sezoni 2019-2020 i Serie A

Futboll

Ja kur fillon sezoni 2019-2020 i Serie A

Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:55
Foto

Kështu, duke marrë parasysh interesin e tifozëve dhe faktin që në fillim të gushtit shumë prej tyre janë me pushime, është vendosur që kampionati të startojë fundjavën e 24 dhe 25 gushtit.

Gjithashtu janë parashikuar edhe 3 javë të ndërmjetme, pra që do të luhen në mesjavë, konkretisht 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill.

Me këtë skenar, futbollistët e Italisë do t’i bashkohen grumbullimit të Kombëtares menjëherë pas përfundimit të kampionatit, duke mos pasur kohë për pushime, gjithmonë nëse “axurrët” do t’ia dalin të kualifikohen për Euro 2020.

Gjithashtu, është menduar që Roma ose Lazio, të mos luajnë në “Olimpico” në javën e fundit të kampionatit, pasi më 18 maj UEFA ka programuar që të bëjë inaugurimin e Euro 2020-ës në këtë stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat