Gani Sejdiu në krye të Ballkanit 

Futboll

Gani Sejdiu në krye të Ballkanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2019 Në ora: 13:42
Gani Sejdiu në krye të Ballkanit 

Ballkani i Therandës nuk ka vonuar as 24 orë dhe ka emëruar kryetrajnerin e ri pas largimit të Sami Sërmaxhajt. Drejtuesit e klubit konfirmojnë se Sejdiu do ta drejtojë skuadrën deri në fund të kampionatit me mundësi vazhdimi. “Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu do të jetë trajner i FC Ballkanit në vazhdim.

Bordi drejtues i skuadrës pas diskutimit të brendëshëm, ka vendosur që Sejdiu  të emërohet shef i shtabit teknik. Sejdiu ka një CV të pasur, duke u shpallur dy herë kampion i Kosovës, me Trepçën dhe Feronikelin”, bëhet e ditur nga klubi. Ndërkaq, kryetari i klubit, Arben Osmani, tha për gazetën “Bota sot”, se kanë disa objektiva me Sejdiun.

Gani Sejdiu emërohet trajner deri në fund të kampionatit, me mundësi vazhdimit. “Me Gani Sejdiun synojmë mbijetesën, me ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe me fituar Kupën. Po ashtu me ndihmuar në ndërtimin apo konsolidimin e grupmoshave të reja”, tha Osmani. Pas 27 jave në elitë, Ballkani është në vend të tetë me 32 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat